Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në rrugën Levan–Mbrostar, afër zonës së njohur si “Spitali Memorial”.

Sipas informacioneve të para, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me bordurat e karrexhatës.

Si rezultat i këtij aksidenti, drejtuesi ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë në spital për ndihmë mjekësore.

<

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement