Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Miradi të Poshtme. Sipas pamjeve të sigurta nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka përfshirë dy automjete, ndërsa në lokacion është parë edhe një autoambulancë.
Aktualisht, nuk ka informacion të qartë nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti. Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë detaje dhe për një konfirmim zyrtar në lidhje me rastin.
Be the first to comment