Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident mes tri veturave në Krushevë të Klinës, një person përfundon në spital

Aksident mes tri veturave në Krushevë të Klinës, një person përfundon në spital

Një person ka pësuar lëndime trupore nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Krushevë, të Klinës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, dhe në të kanë qenë të përfshira tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi për Klankosova.tv se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Rugova theksoi se: “Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Krushevë-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura, dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.”

Njësitet relevante policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti. Gjendja shëndetësore e personit të lënduar nuk është bërë e ditur.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement