Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. Incidenti ndodhi rreth orës 19:34 dhe përfshiu dy vetura me targa vendore.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai sqaroi se njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.
Be the first to comment