Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Vragoli, në Fushë Kosovë. Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, aksidenti ka ndodhur sot, më 24 korrik 2026, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar gjithashtu vozitësi i veturës, i dyshuar si mashkull kosovar, si dhe një pasagjer. Mehmeti sqaroi se aksidenti ndodhi kur vetura goditi një këmbësor të gjinisë mashkullore.
Në vendngjarje kanë intervenuar të gjitha njësitë përkatëse, përfshirë ato mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e viktimës. Zëdhënësja informoi se prokurori kompetent është njoftuar për rastin dhe hetimet po zhvillohen nga njësitë relevante të policisë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Be the first to comment