Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor në autostradën Durrës–Tiranë, pranë Maminasit.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi si rezultat i shpejtësisë së drejtuesve të mjeteve, të cilët u përplasën me njëri-tjetrin.
Për shkak të përplasjes, dy persona pësuan lëndime të lehta dhe u drejtuan për ndihmën e nevojshme mjekësore.
<
Ngjarja krijoi trafik të rënduar në këtë segment të autostradës. Efektivat e policisë arritën menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar qarkullimin dhe për të kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Be the first to comment