Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, specifikisht në Sllatinë.
Në këtë ngjarje kanë qenë të përfshira tri automjete, dhe gjashtë persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi. Ajo sqaroi se, në orën 16:30, më datë 20.08.2026, është raportuar për aksidentin në fjalë, ku tri vetura ishin të përfshira. Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.



















You must be logged in to post a comment Login