Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, pranë zonës së Viroit.
Sipas njoftimit nga policia, rreth orës 17:10, një motor me targa greke ka përplasur një kamion. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
Sipas informacionit të dhënë, rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e njohur si “Kthesa e Viroit”, kamioni me drejtues shtetasin E. K., 54 vjeç, nga Gjirokastra, ka përplasur motomjetin e drejtuar nga shtetasi grek J. K., 34 vjeç.
Dëmtuari 34-vjeçar është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon gjithashtu punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



















You must be logged in to post a comment Login