Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor.
Sipas informacioneve të para, një automjet tip fuoristradë ka përplasur një këmbësore, e cila po tentonte të kalonte autostradën. Si rezultat i përplasjes, Bajame Ramazani, një grua 75-vjeçare, ka humbur jetën, sipas raportimeve nga Euronews.al dhe Klankosova.tv.
E moshuara po kalonte autostradën për të arritur në tokat e saj bujqësore, duke kaluar mbi trafikndarëse, rreth 50 metra larg një mbikalimi.
Në vendin e ngjarjes janë ndodhur shërbimet e policisë dhe një grup hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



















You must be logged in to post a comment Login