Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident i rëndë në Gjermani: Vdesin dy gra, dyshohet se janë nga Kosova

Aksident i rëndë në Gjermani: Vdesin dy gra, dyshohet se janë nga Kosova

Dy gra kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani, në autostradën A5 pranë Appenweierit.

Mediat gjermane kanë raportuar lidhur me këtë ngjarje, ndërsa një medium lokal nga Kosova ka identifikuar viktimat si E.Z., 24 vjeçe, dhe A.Z., 18 vjeçe, nga fshati Topanicë e Kamenicës. Megjithatë, këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Policinë e Baden-Württembergut për të marrë një konfirmim zyrtar mbi identitetin e viktimave.

<

Sipas raportimeve të mediave gjermane, një tjetër person i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda. Aksidenti i ndodhur ishte një ngjarje zinxhir, pas një përplasje fillestare që përfshinte pesë automjete, dhe dy vajzat humbën jetën në vendngjarje.

Dyshimet e para sugjerojnë se shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë. Dy automjete janë përplasur me shpejtësi, çka ka çuar në përplasjen e mëtejshme të automjeteve që po lëviznin prapa tyre.

Sipas informacionit të policisë, katër pasagjerë nga automjete të tjera nuk kanë pësuar lëndime, përveç dy vajzave që udhëtonin për njëri-tjetrin dhe humbën jetën.

Autostrada A5, në afërsi të daljes së Appenweierit drejt Karlsruhe-it, mbeti plotësisht e mbyllur deri rreth orës 20:00. Për shkak të temperaturave të larta dhe kolonave të gjata të trafikut, Kryqi i Kuq Gjerman (DRK) shpërndau ujë për shoferët dhe pasagjerët e bllokuar.

Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit ndërhynë në vendngjarje, ndërsa policia rrugore e Baden-Badenit ka filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dëmi material nga ky aksident është vlerësuar të kalojë shumën prej 100 mijë euro.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement