Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, pranë fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila aktualisht nuk është e hapur për qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e bllokuar brenda njërit nga mjetet. Për të bërë të mundur lirimin e saj, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, i cili ka punuar për të nxjerrë të lënduarën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe ekipet e urgjencës. Autoritetet janë angazhuar për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement