Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ajsel Abazi nuk hesht më, godet Eros Grezdën me deklaratën e fortë

Ajsel Abazi nuk hesht më, godet Eros Grezdën me deklaratën e fortë

Modelja shqiptare Ajsel Abazi ka reaguar publikisht përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, duke folur për raportin e saj me ish-partnerin, futbollistin Eros Grezda, me të cilin ka një djalë. Çifti u bë prind për herë të parë në vitin 2023.

Në reagimin e saj, Ajsel shprehet se nuk ka qenë kurrë person që ndan historitë personale në rrjetet sociale, por këtë herë ka vendosur të flasë për mirëqenien e djalit të saj. Ajo thekson se ky postim nuk ka për qëllim hakmarrjen apo denigrimin e askujt, por është një reflektim mbi përgjegjësitë që sjell prindërimi.

Ajsel sqaron se nuk e shqetëson fakti që babai i djalit të saj ka vazhduar jetën dhe ka formuar një lidhje të re. Ajo beson se çdo njeri ka të drejtë të kërkojë lumturinë, por e lëndon kur krijimi i një jete të re bën që fëmija të mos jetë më prioritet.

<

Në fund të mesazhit, Ajsel nënvizon se shkrimi i saj nuk ia dedikohet ish-partnerit si ish-bashkëshort, por si babai i djalit të tyre. Ajo thekson, “Ky nuk është një shkrim për një ish-partner, por për një djalë të vogël që meriton praninë e babait të tij.”

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement