Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Agon Amiga baba për herë të tretë, zbulohet gjinia e foshnjës

Agon Amiga baba për herë të tretë, zbulohet gjinia e foshnjës

Reperi i njohur Agon Amiga ka shpallur se është bërë baba për herë të tretë. Ai njoftoi me emocion ardhjen në jetë të vajzës së tij të dytë, të cilën e kanë emëruar Aya, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në një foto të postuar në Instagram, ku shfaqet vajza e tij e madhe pranë foshnjës, Agon ndau një dedikim prekës. Ai shprehu: “Dy vajza, dy bekime, dy arsye më shumë për ta falënderuar zotin çdo ditë. Aya ime e vogël, mirë se erdhe në familjen tonë. Nuk e di ende sa shumë dashuri të pret këtu.”

Ky është fëmija i tretë për Agon Amigën, i cili gjithashtu është baba i një djali 6-vjeçar, Noel, si dhe vajzës Emma, të lindur vitin e kaluar.

Prej kohësh, Agon Amiga është tërhequr nga muzika dhe jeta publike. Ai aktualisht jeton në Gjermani, ku ka krijuar një përditshmëri të qetë pranë familjes së tij, larg vëmendjes mediatike.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement