Së fundi, në një emision televiziv, aktori Fatos Kryeziu ka folur për rolin e gruas dhe të burrit në familje, duke shprehur mendimin se burri duhet të jetë ai që dominon, pasi sipas tij, është “alfa”.
Kjo deklaratë ka sjellë shumë diskutime, duke shtyrë gazetarin e njohur Adriatik Kelmendi të reagojë ashpër. Në një postim në Facebook, ai ka kritikuar aktorët për pikëpamjet e tyre.
Kelmendi thotë se ishte e çuditshme se, në një sekuencë të shkurtër, dy persona mund të poshtërojnë nëna, gra, motra dhe kolege. Ai thekson se koncepti i burrave si “alfa” është një ide e papranueshme dhe e sillte këtë superioritet si një lloj shprehje që nuk ka asnjë kuptim.
Ai shprehet se kishe pritur që kjo bisedë të ishte një formë komike, por në të vërtetë, ata ishin të sinqertë. Kelmendi përfundon duke theksuar se duke dashur të poshtërojnë një pjesë të popullatës, ata përfundimisht poshtëruan veten.
Be the first to comment