Artistja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka bërë bujë me postimin e saj të fundit në Facebook. Këngëtarja, e njohur për shumë hite, ka shpërndarë një fotografi të rrallë nga vitet ’80, në një kohë kur rrjetet sociale janë mbushur me trendin e imazheve të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale që ilustrojnë se si do të dukej njerëzit në atë dekadë.
Në llogarinë e saj, Ismaili e ka ndarë fotografinë dhe e ka shoqëruar me një përshkrim ku shkruan: “Nuk ka nevojë për filter të viteve ’80”. Në këtë fotografi, artistja shfaqet në një moshë të re, e veshur me një fustan të verdhë dhe duke pozuar para kamerës.
Adelina Ismaili është një prej artisteve shqiptare me një karrierë që zgjat prej katër dekadash. Ajo e filloi karrierën e saj muzikore që në një moshë të re, duke sjellë me këtë rast hite të shumta dhe duke u shndërruar në një ikonë të muzikës shqiptare.
Që nga vitet ’90, ajo është karakterizuar nga stili i saj i veçantë dhe për thyerjen e tabuve në skenën muzikore shqiptare. Me kalimin e kohës, Adelina ka krijuar një bazë të gjerë fansash, duke u bërë një emër i njohur dhe i dashur për disa gjenerata, përfshirë edhe brezin Gen Z.



















You must be logged in to post a comment Login