Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Adelina: Djemtë e Kosovës janë “rrusha”, por ndihem në siklet kur më shkruajnë burrat e martuar

Adelina: Djemtë e Kosovës janë “rrusha”, por ndihem në siklet kur më shkruajnë burrat e martuar

Transgjinorja Adelina ka ndarë hapur përvojat e saj me djemtë dhe burrat në Kosovë. Ajo thekson se shpesh përballet me vëmendje të madhe nga ta, por disa situata e bëjnë të ndihet e sikletshme.

Adelina përshkroi djemtë kosovarë si “rrusha”, duke theksuar se qasja e tyre ndaj saj është kryesisht e bazuar në pëlqimin fizik. “Me djemtë në Kosovë janë rrusha, unë flas troç. Janë shumë të afërt dhe komunikues. Femrat kanë njëfarë xhelozie, njëfarë inati,” shprehet ajo.

Një nga shqetësimet më të mëdha të saj është kontakti me burra të martuar. Ajo shprehet: “Unë, për vete, nuk ndihem e inatosur ose nervoze, por e ndjej veten shumë të sikletshme. Më fal, por ti je i martuar dhe po e kërkon një lidhje diku tjetër. Këtë pjesën e zezë nuk e di unë.”

Adelina gjithashtu përballohet me komentet dhe komplimentet në publik. “Jam shumë emocionale kur flas për këto gjëra, sepse seriozisht më vjen keq. Njerëzit i hapin xhamat, e lëshojnë muzikën dhe bëjnë komplimente. Por ata nuk e vërejnë, ose nuk e dinë, se si ndihet tjetri. Unë po i them këto gjëra pa dorëza,” përfundon ajo.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement