Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Abdixhiku thërret Kuvendin e LDK-së këtë të enjte

Abdixhiku thërret Kuvendin e LDK-së këtë të enjte

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) informon opinionin publik dhe anëtarësinë e saj se Kryetari i partisë ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Ky vendim vjen në përputhje me kompetencat dhe detyrimet e përcaktuara në Statutin e LDK-së, pas përfundimit të procedurave statistikore për verifikimin e kërkesës nga delegatët e Kuvendit.

Për të siguruar rregullshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kryer një verifikim të detajuar të të gjitha nënshkrimeve të dorëzuara, duke u bazuar në dispozitat e Statutit.

Nga ky verifikim është konfirmuar se është arritur kriteri statutor prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, i nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Kryetari i LDK-së, duke zbatuar detyrimet statutore dhe pa asnjë vonesë, ka vendosur që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet më 30 korrik 2026, me fillim nga ora 18:00.

Informacionet rreth vendit të mbajtjes së Kuvendit dhe detajet organizative do t’u komunikohen delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Statuti.

LDK mbetet e angazhuar që ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, duke respektuar parimet demokratike dhe transparencën institucionale, si dhe duke e përmbushur vullnetin e delegatëve të Kuvendit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement