Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Abdixhiku thërret Kuvendin e LDK-së këtë të enjte

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vendosur të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, pas përfundimit të procedurave statutore për verifikimin e kërkesës së bërë nga delegatët e Kuvendit.

Në një njoftim të lëshuar, theksohet se për të siguruar rregullsinë, ligjshmërinë dhe integritetin e procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka verifikuar të gjitha nënshkrimet e dorëzuara, në përputhje me dispozitat e Statutit.

Sipas këtij procesi, është konstatuar se është arritur kriteri statutor që kërkon përfshirjen e të paktën një të tretës së delegatëve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

<

Ky Kuvend do të mbahet të enjten, me fillim nga ora 18:00.

LDK thekson se angazhohet që gjithë ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement