Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë këtij takimi, sipas një njoftimi nga LDK-ja, janë diskutuar zhvillimet politike pas procesit zgjedhor. Temë kryesore ka qenë pritja për certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe ka shprehur nevojën që, pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale. Ai theksoi se kjo duhet të ndodhë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror.
Në njoftim, theksohet se Abdixhiku vlerësoi rëndësinë e stabilitetit politik dhe institucional për vendin.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës gjatë viteve në të gjitha proceset.
Be the first to comment