Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Abdixhiku pas takimit me ministrin francez: Stabiliteti institucional, kyç për rrugën evropiane të Kosovës

Abdixhiku pas takimit me ministrin francez: Stabiliteti institucional, kyç për rrugën evropiane të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad. Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutar zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimit evropian dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Abdixhiku theksoi rëndësinë e funksionalizimit të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai vlerësoi se stabiliteti institucional është një parakusht për avancimin e reformave, zhvillimin ekonomik dhe përparimin e agjendës euroatlantike të vendit.

“Funksionalizimi sa më i shpejtë i institucioneve të Republikës së Kosovës është thelbësor për të garantuar stabilitet, për të shtyrë përpara reformat dhe për të avancuar rrugën evropiane të vendit,” theksoi Abdixhiku siç përcjell njoftimi i LDK-së.

Në takimin e dy liderëve u diskutua gjithashtu për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe për rëndësinë e thellimit të partneritetit në fusha me interes të përbashkët.

Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe vlerësoi rolin e saj në përkrahjen e proceseve demokratike dhe perspektivës evropiane të vendit. “Francës i jemi mirënjohës për mbështetje dhe për rolin e saj në fuqizimin e proceseve demokratike, perspektivës evropiane dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve,” shtoi ai.

Ky takim përkon me përpjekjet për të forcuar raportet ndërmjet Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, me një fokus të veçantë në mbështetje të proceseve integruese dhe zhvillimin institucional të vendit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement