Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Abdixhiku: Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës së Kurtit

Abdixhiku: Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës së Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim nga Albin Kurti.

Ai shpjegoi se sot ka pranuar një letër ftesë për një takim në formatin 1+1 me kryetarin e LVV-së, z. Kurti. Abdixhiku theksoi se ky do të jetë një takim dypalësh dhe se ka vendosur të pranojë këtë ftesë.

“Do ta bëj publike për të gjithë vendin që ky është komunikimi i parë që kemi pasur deri tani. Ky është komunikimi i parë zyrtar pas përfundimit të zgjedhjeve,” u shpreh ai.

<

Për më tepër, Abdixhiku njoftoi se LDK-ja do të publikojë një komunikatë pas mbledhjes që ka zhvilluar më herët.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement