Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Abazi: Kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale për çështjen e profilit “Lule Gjeli” (VIDEO)

Abazi: Kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale për çështjen e profilit “Lule Gjeli” (VIDEO)

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka njoftuar se është thirrur nga Prokuroria Speciale, ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me rastin e profilit “Lule Gjeli” në Facebook.

Abazi deklaroi se ka dorëzuar dëshminë dhe se tani çështja është në duar të Prokurorisë Speciale për hetim të mëtejmë. “Jam ftuar nga Prokuroria Speciale, kam depozituar dëshminë time dhe tani kjo çështje është në duar të Prokurorisë për analiza të tjera,” tha ai.

Ai gjithashtu komentoi mbi një fotografi të publikuar, duke theksuar se nuk mund të konfirmohet për shkak se ajo nuk është e qartë. “E kam thënë, në fotografinë që është publikuar nuk mund të konfirmojmë sepse ajo nuk shihet qartë,” theksoi Abazi.

Sipas tij, nisja e trajtimit të kësaj çështjeje nga drejtësia është një hap i rëndësishëm për zbardhjen e profileve të rreme. Profili “Lule Gjeli” ka qenë i njohur për publikime dhe reagime të shumta ndaj figurave publike, gazetarëve, analistëve dhe politikanëve.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement