Raporti mes Soni Malajt dhe Flori Mumajesit vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në edicionin aktual të “Ferma VIP”. Një surprizë e veçantë me 300 dronë, që ndriçuan qiellin e fermës, ka rikthyer vëmendjen tek marrëdhënia e dy artistëve.
Gjatë spektaklit të së premtes, moderatorja Arbana Osmani e pyeti Soni nëse e kishte pritur një gjest të tillë nga Flori. Këngëtarja tha se ai ka pasur gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën e saj dhe theksoi se të dy preferojnë ta mbajnë jetën private larg syrit të publikut.
Soni shprehu se ka pasur gjithmonë nevojë për mbështetje nga Flori, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishëm për të. Ajo po ashtu theksoi se pavarësisht spekulimeve në media, respekti mes tyre ka mbetur i pandryshuar.
“Ne kemi një respekt reciprok për njëri-tjetrin. Pavarësisht aludimeve, ne e kemi mbështetur gjithmonë njëri-tjetrin,” tha Soni.
Një moment që tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishte kur Arbana zbuloi se Flori e ndjek rregullisht programin. Përshtypjet e Soni për surprizën sugjeruan se ajo mund të kishte një domethënie më të thellë.
“Unë besoj që në një marrëdhënie hapat më të rëndësishëm duhet t’i marrë mashkulli. Ai gjërat nga ana ime i di,” theksoi ajo.
Kur u pyet nëse do të ishte e hapur për një mundësi të dytë me kantautorin, Soni me humor iu referua një bisede të mëparshme. “I thashë Mozës që ndoshta pleqëria është më e ëmbël për t’u kaluar bashkë,” tha ajo duke qeshur.
Në fund të diskutimit, Soni shkaktoi të qeshura me një pyetje drejtuar produksionit: “Unë kam hyrë në fermë me statusin ‘single’. A duhet ta di nëse nuk quhem më ‘single’ tani?”
Megjithatë, Arbana sqaroi se surpriza me dronë ishte një shenjë mbështetjeje dhe jo një deklaratë zyrtare për një rikthim të mundshëm mes tyre.
Edhe Moza e ngacmoi Sonin, duke thënë: “Mos u gënje nga një dron, thuaj të vijë vetë këtu.”
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, me reaksi të shumta nga përdoruesit. Një nga komentet më të shpërndara ishte: “Po Flori a e di që i ka dërguar dronë Sonit?”, duke treguar kuriozitetin e publikut mbi natyrën e vërtetë të kësaj surprize.















You must be logged in to post a comment Login