Zanfina Ismaili ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zgjedhur të përgjigjet sinqerisht për disa nga pyetjet më interesante të fansave. Gjatë këtij takimi, ajo ka ndarë detaje nga jeta e saj private dhe ajo profesionale.
Një nga ndjekësit e pyeti artisten nëse mendon të krijojë një familje tani që është ende e re. Për këtë, Zanfina publikoi një thënie në anglisht, duke thënë: “Duhet një person i fortë për të qëndruar single në një botë që është mësuar të mjaftohet me çfarëdo gjëje, vetëm për të thënë se kanë diçka”. Kjo shprehje sugjeron se ajo preferon të mbetet e vetme sesa të bëjë kompromise me lumturinë e saj.
Përveç mesazhit serioz, këngëtarja ka treguar një qasje humoristike, duke shtuar: “Ndërkohë, po pres hajmalia të jap efekt”, që tregon se e pranon me sportivitet statusin e saj aktual.
Sidoqoftë, pyetjet e fansave nuk u ndalën vetëm te jeta sentimentale. Një ndjekës shprehu mallin për muzikën e saj, duke e pyetur nëse do të vazhdojë me karrierën muzikore. Zanfina, me një përgjigje të qartë, tha: “Jo, me muzikë e kom kry në 2017-tën”, duke e shoqëruar këtë deklaratë me një emoji të shenjës së paqes. Kjo përgjigje konfirmon se kapitulli i saj në muzikë është përmbyllur, duke mbetur një kujtim i bukur për ata që e çmojnë ende.



















You must be logged in to post a comment Login