Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

A janë këta dy emrat e propozuar nga LDK për President?

A janë këta dy emrat e propozuar nga LDK për President?

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, është diskutuar takimi i sotëm ndërmjet krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Pas përfundimit të takimit, as Albin Kurti as Lumir Abdixhiku nuk pranuan të zbulonin emra, duke theksuar se biseda ishte fokusuar në profilet, kriteret dhe parimet e lidhura me emrin e presidentit/es.

Gjithashtu, autorja e emisionit, Jehona Bajrami, përmendi dy emra që mund të kenë qenë të propozuar nga LDK-ja për pozitat e presidentit.

“Emrat që janë diskutuar, nëse i referohemi asaj që kërkon LDK dhe LVV, mund të jenë të lidhur me LDK-në, megjithatë jo sot. Njëri prej tyre është përfolur edhe në të kaluarën si kandidat për president. Ndërsa profesori tjetër, i cili ka pasur aktivitet të konsiderueshëm në LDK, aktualisht nuk angazhohet politikisht në këtë lëvizje. Çfarë përfitohet nga këta persona?”, pyeti Bajrami opinionistin Azdren Shala.

Shala, nga ana e tij, shprehu se nuk ka informacion të saktë nëse këta emra janë propozuar nga LDK-ja dhe theksoi se nuk mund të japë vlerësime për ta. “Përveç Fatmir Sejdiut që u përmend, mendoj se të paktën emri i Sejdiut, duke e njohur Kurtin si politikan, është i papranueshëm,” tha ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement