Pas aludimeve dhe thashethemeve të shumta në rrjetet sociale lidhur me përfundimin e marrëdhënies mes Mateos dhe Brikenës, ka ardhur një reagim i shumëpritur.
Brikena Selmani, përmes dy mesazheve në kanalin e saj të komunitetit në Instagram, ka konfirmuar ndarjen, duke hedhur poshtë zërat për tradhti ose konflikte. Ajo shpjegoi se vendimi për t’u shprehur erdhi pas interesimit të madh nga publiku. Brikena theksoi se mes saj dhe Mateos nuk ka pasur asnjë mungesë respekti dhe kështu përfundoi çdo dyshim për tradhti.
“Aloha të gjithëve, nuk e kam pasur të lehtë të shkruaj këtë mesazh, pasi preferoj ta mbaj jetën personale private. Megjithatë, duke marrë parasysh interesin tuaj, ndodhem këtu për të sqaruar situatën,” filloi ajo.
Brikena konfirmoi se ajo dhe Mateo nuk janë më së bashku, por shtoi se në marrëdhënien e tyre ka pasur gjithmonë respekt. Ajo përmendi se Mateo ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së saj dhe shprehu mirënjohje për momentet e kaluar së bashku. “Ndonjëherë, rrugët ndahen, por kjo nuk do të thotë se duhet të ketë urrejtje,” theksoi ajo.
Në mesazhin e saj të dytë, Brikena zbuloi se ka zgjedhur të largohet përkohësisht nga disa grupe virtuale për të ruajtur qetësinë emocionale gjatë kësaj periudhe. “Kam nevojë për pak qetësi dhe kohë për veten time,” shpjegoi ajo, duke falënderuar ndjekësit për mbështetje.
Me këtë deklaratë, Brikena ka sqaruar se ndarja erdhi natyrshëm dhe kërkoi mirëkuptimin e fansave për t’u larguar nga diskutimet publike në këtë periudhë të vështirë.















You must be logged in to post a comment Login