Mbrëmjen e djeshme, Amber u ftua në “Top Arena”, ku iu përgjigj pyetjeve të Mateo Borrit. Intervista përfshiu tema të ndryshme si dashuria, ngacmimet dhe partneri ideal.
Pjesë nga intervista:
Borri e pyeti Amberin nëse ka pasur ndonjëherë rikthim me ish-partnerin e saj. Ajo u përgjigj me një “Jo”, duke shtuar që ka pasur përpjekje, por asnjë rikthim të vërtetë.
Në lidhje me guximin për dashurinë, Amber theksoi se jo vetëm ajo, por çdo person bën sakrifica për të dashur. Ajo përmendi se ka zgjedhur Shqipërinë për të jetuar, kur mund të kishte pasur mundësi edhe jashtë vendit.
Borri e pyeti edhe nëse ka përjetuar ngacmime nga vajza, dhe Amber e konfirmoi, duke shprehur se është ndjerë shumë mirë në këtë situatë. Ajo vazhdoi të shpjegonte se një ngacmim nga një femër është diçka e bukur, si për femrat ashtu edhe për meshkujt.
Be the first to comment