Benita Zena ishte e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania, ku ndau detaje mbi jetën e saj personale dhe profesionale.
Në një pjesë të intervistës, ajo u pyet nëse do të pranonte një ftesë për “Big Brother Albania”. Ajo shprehu se, edhe pse nuk është e sigurt, formati shqiptar e tërheq. Benita njoftoi se “Big Brother Albania” pritet të nisë në dhjetor, duke lënë hapur mundësinë për surpriza nga ana e saj.
E pyetur nëse do të bëntë diçka ndryshe në jetën e saj nëse do të kishte mundësi, Benita theksoi se mund të kishte kufizuar dhënien e vlerave të saj njerëzore për ata që nuk i meritojnë. Ajo ndjeu se dashuria dhe vlerat e saj ishin shpërblyer në mënyrë të padrejtë.
Në lidhje me eventualitetin e pjesëmarrjes në këtë edicion të “Big Brother”, ajo potencoi se do të hynte me një qëllim të qartë dhe me energji, duke u krahasuar me një “Bugatti”.
Benita diskutoi gjithashtu mbi strategjitë që ndjekin disa personazhe në emision, të cilët krijojnë romanca për të fituar më shumë fansa. Ajo theksoi se formati aktual ka evoluar dhe shpesh nuk tregon më të mirën e individëve, por karakterin e lojtarëve. Ajo beson se pjesëmarrësit duhet të tregojnë veten e tyre të vërtetë në këtë lojë.
Be the first to comment