Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

A do këndonte në dasmën e Selin? Përgjigjet Miri: Të më vijë…

A do këndonte në dasmën e Selin? Përgjigjet Miri: Të më vijë…

Këngëtari i njohur dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Armir Shahini, së fundmi u shfaq si i ftuar në emisionin “She’s On Air”. Gjatë intervistës, ai ndau disa prej projekteve të tij muzikore dhe diskutoi tema të ndryshme.

Moderatores iu dha mundësia të ngacmonte Shahinin për ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kur e pyetën rreth çiftet e reja të krijuara në këtë edicion të “Big Brother”, Armiri shprehu se nuk kishte asnjë koment mbi këtë çështje, duke theksuar se secili duhet të fokusohesh në jetën e tij.

Në lidhje me një mundësi të ftesës për dasmë nga ndonjë çift të formuar në reality show, këngëtari tha: “Të vijë ftesa, të shohim”. Ai theksoi se është një person i hapur dhe se nuk mbaj inate, duke u shprehur se ndihet korrekt në marrëdhëniet me të tjerët.

Moderatorja e intervistës e pyeti nëse do të shkonte në dasmën e ndonjë prej çiftëve, dhe ai u përgjigj se do ta shqyrtonte situatën pas marrjes së ftesës. “Si mund të shkoj në dasmë pa ardhur ftesa?” – tha ai.

Në përfundim, Armiri shtoi se do të ishte mirë të mund të këndonte në ndonjë dasmë, por theksoi se nuk do të pranonte të shkonte pa u ftuar.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement