Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur sërish pyetjet e gazetarëve, të cilët kërkuan një koment mbi marrëveshjet e mundshme pas zgjedhjeve me partitë politike.
Kurti u shpreh shkurt se do të presë certifikimin e rezultateve për të nisur menjëherë komunikimet për formimin e institucioneve të reja.
Në këtë moment, nuk është e qartë nëse Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në koalicion me partitë shqiptare, apo do të përpiqet t’i formojë institucionet e reja e vetme.
<
Kujtojmë se Kosova shkoi në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së një presidenti të ri brenda afatit kushtetues.
Be the first to comment