Dafina Zeqiri ka ndarë një lajm të veçantë me ndjekësit e saj, duke zbuluar gjininë e fëmijës që pritet. Nëpërmjet disa postimeve të ëmbla në rrjetet sociale, këngëtarja konfirmoi se ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen prindër sërish, këtë herë të një djali.
Në fotografitë e postuara, djali i tyre i parë shfaqet pranë një tullumbaceje të kaltër me mbishkrimin “It’s a boy”. Ky zbulim i lumtur erdhi vetëm disa javë pas koncertit të saj në Tiranë, ku Dafina njoftoi se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Gëzimi në familjen e tyre është i madh, duke pasur parasysh se ende nuk ka kaluar një vit që nga lindja e djalit të tyre të parë, Daskan. Tani vogëlushi po përgatitet t’i bashkohet një vëllai më të vogël.















You must be logged in to post a comment Login