Gazeta “The Telegraph” ka publikuar një artikull që trajton situatën e të burgosurve shqiptarë në burgjet e Britanisë së Madhe.
Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, këta të burgosur kryejnë rreth 900 thirrje në ditë, duke komanduar bandat kriminale nga brenda ambienteve të burgut. Këto informacione kanë shkaktuar një shqetësim të madh në Britani.
Sot, tema u diskutua gjithashtu në programin “Mëngjesi” të Klan Kosovës, ku gazetari Vullnet Krasniqi theksoi se kjo situatë po ndodh si pasojë e shpërndarjes së narkotikëve, përkatësisht kokainës dhe marihuanës.
Krasniqi sqaroi se personat që merren me shpërndarjen e drogës nuk e dinë saktësisht se ku duhet t’i dërgojnë dërgesat, por janë të vetëdijshëm se operohet nga brenda burgut. Ai theksoi se disa persona të burgosur kanë kontakt me të tjerë jashtë, të cilët ndihmojnë në organizimin e këtyre dërgesave.



















You must be logged in to post a comment Login