Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

75 vota pro, Parlamenti Shqipërisë kalon me procedurë të përshpejtuar kredinë 302 milionë dollarë nga ShBA

75 vota pro, Parlamenti Shqipërisë kalon me procedurë të përshpejtuar kredinë 302 milionë dollarë nga ShBA

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 75 vota për kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së kredisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Marrëveshja parashikon një hua prej 302 milionë dollarësh, e cila do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë. Kjo është raportuar nga disa media të vendit.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për sigurinë e vendit dhe forcimin e partneritetit strategjik me ShBA-në. Ai theksoi se financimi do të shpërndahet gradualisht për nevoja konkrete të ushtrisë, dhe huaja do të shlyhet brenda një periudhe deri në 12 vjet.

<

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shprehu mbështetje për marrëveshjen në parim, por kritikoi qeverinë për mënyrën e procedimit. Ai kërkoi që marrëveshja të shqyrtohej fillimisht në komisionet parlamentare.

Marrëveshja pritet të vazhdojë shqyrtimin në komisione, përpara votimit përfundimtar në Kuvend.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement