Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim

7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim

Lekë Jaha, vetëm 7 vjeç dhe nxënës i klasës së parë në Finnish School of Kosovo, ka arritur një sukses të veçantë. Ai ka përfunduar me sukses programin HarvardX CS50’s Introduction to Programming with Scratch, duke realizuar të nëntë projektet e kursit, të cilat janë vlerësuar sipas standardeve të programit.

E veçanta e kësaj arritjeje është se ky kurs rekomandohet për pjesëmarrës që janë 12 vjeç e lart. Ndërsa, Lekë e ka përfunduar atë në moshën vetëm 7 vjeçare.

Me këtë arritje, Lekë bëhet një nga pjesëmarrësit më të rinj që ka përfunduar këtë program, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe interesin e tij të jashtëzakonshëm për teknologjinë dhe programimin që nga klasa e parë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement