Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

43 vatra zjarri në Shqipëri, 10 mbeten aktive

43 vatra zjarri në Shqipëri, 10 mbeten aktive

Në 24 orët e fundit, Shqipëria ka raportuar 43 vatra zjarri. Nga këto, 10 vatra mbeten aktive, ndërsa tri të tjera janë nën monitorim.

Për shuarjen e zjarreve, janë angazhuar 499 forca dhe 43 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë kontribuar gjithashtu me 120 efektivë, pesë helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”.

Vatrat më kryesore të zjarreve aktive ndodhen në Malin e Dajtit, Shëngjergj, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Abaze të Krujës dhe Lufaj të Mirditës.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Autoritetet vazhdojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement