Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës nga 16 prilli deri më 22 qershor 2026, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 40 raste të konfirmuara me fruth.
Sipas të dhënave zyrtare nga IKShPK, shpërndarja e këtyre rasteve sipas komunave është si në vijim: Ferizaj ka 11 raste, ndërsa Prishtina ka 9. Komunat Kaçanik, Fushë-Kosovë, Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq kanë nga 2 raste secila. Gjithashtu, nga një rast është raportuar në Gjilan, Drenas dhe Deçan.
IKShPK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore në rast se shfaqin simptoma të dyshimta, si temperaturë e lartë, skuqje, ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë dhe konjuktivit.
“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që mund të shkaktojë, IKShPK i inkurajon prindërit dhe kujdestarët të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre. Ata duhet të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare. Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik,” thekson IKShPK.



















You must be logged in to post a comment Login