Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

33 vatra zjarri në Shqipëri gjatë 24 orëve, 8 ende aktive

33 vatra zjarri në Shqipëri gjatë 24 orëve, 8 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë raportuar 33 vatra zjarri. Aktualisht, 8 prej këtyre vatërave vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 5 të tjera janë nën monitorim.

Për të përballuar situatën, janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse. Po ashtu, në ndihmë janë vënë edhe Forcat e Armatosura, të cilat po operojnë me efektivë, helikopterë dhe avionë tip Air Tractor.

Ndërhyrjet më të mëdha po kryhen në Malin e Dajtit, Gurë-Lurë të Dibrës dhe në Lufaj të Mirditës. Ekipet e zjarrit po përdorin korridore ndarëse për të izoluar përhapjen e flakëve.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement