Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

31-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, bota nderon mbi 8 mijë viktimat

31-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, bota nderon mbi 8 mijë viktimat

Sot shënohet 31-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, një nga krimet më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1995, Srebrenica, e shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara, ra nën kontrollin e forcave serbe të Bosnjës më 11 korrik. Gjatë ditëve në vazhdim, mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u ekzekutuan sistematikisht, ndërsa rreth 25 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar u dëbuan me forcë nga ajo enklavë. Kjo masakër njihet si më e madhja në Evropë që nga Holokausti.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë kanë konstatuar me vendime përfundimtare se krimet e kryera në Srebrenicë kanë karakter gjenocidi. Për këto krime, janë dënuar një numër ish-udhëheqësish politikë dhe ushtarakë të serbëve të Bosnjës.

<

Në maj të vitit 2024, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që shpall 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës. Kjo rezolutë dënon mohimin e gjenocidit dhe lavdërimin e atyre që janë dënuar për krime lufte, duke bërë thirrje për ruajtjen e faktet historike dhe promovimin e edukimit për parandalimin e gjenocidit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement