Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Lule Mustafa, ka lançuar një projekt të ri muzikor që mbart një ngarkesë të madhe emocionale dhe historike.
Ajo ka vendosur të rikrijojë një nga këngët më domethënëse të repertorit familjar, e cila është kushtuar refugjatëve. Kjo krijim ka zgjuar nostalgji dhe emocione të thella te publiku.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, motra e vogël e Motrave Mustafa ndau detaje rreth këtij realizimi. Ajo theksoi se kënga është interprtuar fillimisht nga motrat e saj 28 vjet më parë, në një periudhë të vështirë për popullin shqiptar, e cila mbetet e paharrueshme.
Lulja shprehu se ky version i ri është sjellë me një respekt të veçantë për kujtimet, sakrificat dhe historinë që ky projekt përfaqëson. Ajo e cilësoi këngën si një dëshmi të gjallë dhe një kujtesë për ata që përjetuan ato ditë të vështira.
Ky projekt, që është mirëpritur me entuziazëm nga adhuruesit e muzikës së saj, shërben si një nderim për të gjithë refugjatët.
Be the first to comment