Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

27 vjetori i vrasjes së vëllezërve Bytyqi, kërkohet përgjegjësi nga Serbia

27 vjetori i vrasjes së vëllezërve Bytyqi, kërkohet përgjegjësi nga Serbia

Organizata Albanians For America ka përkujtuar Agronin, Mehmetin dhe Ylli Bytyqin në 27-vjetorin e vrasjes së tyre. Në një njoftim publik, organizata ka bërë thirrje që ata që urdhëruan dhe ekzekutuan tre vëllezërit shqiptaro-amerikanë të dalin para drejtësisë.

Sipas organizatës, vëllezërit Bytyqi, anëtarë të Batalionit “Atlantiku”, luftuan nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit. Pas kësaj, ata u arrestuan dhe u dënuan me burg nga autoritetet serbe, për t’u ekzekutuar më pas nga strukturat shtetërore të Serbisë.

“Ne sot përkujtojmë me respekt Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, tre vëllezër shqiptarë të Amerikës, të cilët luftuan për lirinë e Kosovës dhe u ekzekutuan nga strukturat shtetërore serbe,” thuhet në reagimin e organizatës, siç raporton Klankosova.tv.

<

Organizata thekson se, edhe pas gati tri dekadash, drejtësia për rastin Bytyqi mbetet e paarritur. Ajo vlerëson se “drejtësia e vonuar dhe e mohuar mbetet padrejtësi.”

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe premtimeve nga zyrtarët serbë, familja Bytyqi vazhdon të presë që autorët e këtij krimi të mbajnë përgjegjësi.

“Me gjithë premtimet e përsëritura dhe kërkesat e pandërprera, Serbia vazhdon të mos japë përgjigje që i detyrohet të vërtetës dhe ligjit,” përfundon njoftimi.

Në përfundim, Albanians For America rithekson se zbardhja e këtij rasti është një detyrim jo vetëm ndaj familjes Bytyqi, por edhe një test për përgjegjshmërinë institucionale të Serbisë. “Vendosja e drejtësisë është një provë e gatishmërisë së Serbisë për të marrë përgjegjësi për krimet e kryera nga strukturat e saj shtetërore,” thekson organizata.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement