Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Dolce “thumbon” me mesazhin e fundit: “Një si unë nuk mund ta ndryshosh”

Dolce ka rikthyer sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale, i cili u komentua gjerësisht nga fansat e saj.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” publikoi një mesazh në gjuhën italiane, që u interpretua nga shumë ndjekës si një deklaratë e fortë për karakterin dhe personalitetin e saj.

“Una come me non puoi capirla, né fermarla e né cambiarla. Puoi solo odiarmi o essere folle insieme a me”, shkroi Dolce në postimin e saj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në përkthim në shqip, mesazhi thotë: “Një si unë nuk mund ta kuptosh, as ta ndalosh dhe as ta ndryshosh. Mund vetëm të më urresh ose të jesh i çmendur bashkë me mua.”

Postimi ka marrë reagime të shumta në rrjet, ku fansat kanë nisur menjëherë komente dhe aludime për kujt mund t’i jetë drejtuar ky mesazh. Disa e kanë parë si një deklaratë force dhe vetëbesimi, ndërsa të tjerë mendojnë se Dolce ka dashur të japë një sinjal për njerëzit që e kritikojnë vazhdimisht.

E njohur për natyrën e saj provokuese dhe deklaratat që shpesh bëjnë bujë online, Dolce vazhdon të mbetet një nga personazhet më tëkomentuara në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të eksperiencës së saj në BBVK.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement
Advertisement
re

You May Also Like

ShowBiz

Dolce vazhdon të jetë një nga emrat më viral të showbizit shqiptar, ndërsa postimi i saj i fundit ka bërë namin në rrjetet sociale....

ShowBiz

Dafina Zeqiri dhe motra e saj Besa Tafari janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas një deklarate emocionale të Besës dhe një reagimi...

ShowBiz

Osman Azemi po vazhdon sfidën e tij të vështirë drejt rikuperimit, ndërsa së fundmi ka bërë të ditur se i është nënshtruar edhe një...

Lifetype

Ekspertët e shëndetit mendor paralajmërojnë se gjithnjë e më shumë njerëz po përjetojnë një ndjenjë të vazhdueshme boshllëku emocional dhe pakënaqësie, edhe kur nga...

Advertisement

Copyright © 2026 nKosove Show, powered by IllyNet.