Shqipëria po përballet me sfidat e zjarrëve që kanë përfshirë disa rajone të saj. Aktualisht, janë regjistruar 21 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11 janë aktive dhe tre janë nën monitorim.
Autoritetet shqiptare kanë informuar se operacionet për shuarjen e flakëve po vazhdojnë në disa zona. Në këtë proces janë angazhuar forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, vullnetarë dhe struktura lokale.
Në terren, janë përdorur 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse, përveç mbështetjes nga 100 efektivë të Forcave të Armatosura, dy automjete zjarrfikëse, tre helikopterë dhe dy avionë Air Tractor.
Sipas njoftimeve, nuk ka rreziqe të raportuara për banorët, megjithatë situata në disa zona paraqitet më problematike.



















You must be logged in to post a comment Login