Sasa Hoda ka ndarë një mesazh prekës me ndjekësit e saj, duke reflektuar mbi një nga periudhat më sfiduese të jetës së saj. Dhjetë vite pas një beteje shëndetësore të rëndësishme, ajo shprehet se sot është e lumtur dhe e mirënjohur për jetën.
“Ato 10 vite më parë isha e shtrirë në spital, duke nuk e ditur nëse do të buzëqeshja sërish. Sot, buzëqesh me gjithë zemër sepse ia dola. Nuk është një përvjetor, por një rilindje. Jam mirënjohëse për jetën, shërimin dhe forcën që nuk e dija se e kisha,” ka shkruar Hoda në një fotografi të publikuar në InstaStory.
Rrëfimi i saj lidhet me përballjen me një sëmundje shumë të rrallë, Hemangioma diffusa tegmenti abdominis et lumbalis per magna. Kjo diagnozë prek vetëm një numër të vogël individësh në botë dhe ndërlidhet me zhvillimin anormal të enëve të gjakut, e cila e bën trajtimin një sfidë të madhe mjekësore.
Ish-banorja e Big Brother Kosova ka treguar se ishte një nga rastet më të rralla të kësaj sëmundjeje dhe se kishte pranuar një rrezik të madh duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ajo është bërë personi i parë me këtë diagnozë që ka provuar këtë lloj trajtimi.
Sot, pas 10 vitesh, Hoda e sheh atë periudhë si një luftë për mbijetesë dhe një kapitull që e ka forcuar më shumë.
Be the first to comment