Vetëm 10 vendvotime kanë mbetur pa u procesuar në qytetin e Prishtinës për zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar 252 nga 262 vendvotime, që përbën një përqindje prej 96.18%.
Një ditë më parë përfundoi procesi i verifikimit dhe numërimit në 37 Qendra Komunale të Numërimit.
Më poshtë janë përmendur votat e pesë kandidatëve më të votuar nga katër parti:
Lëvizja Vetëvendosje:
- Albin Kurti (40,105 vota)
- Glauk Konjufca (33,836 vota)
- Albulena Haxhiu (21,769 vota)
- Hekuran Murati (18,002 vota)
- Donika Gërvalla- Schëarz (16,470 vota)
Partia Demokratike e Kosovës:
- Bedri Hamza (14,633 vota)
- Uran Ismaili (11,930 vota)
- Përparim Gruda (10,002 vota)
- Arian Tahiri (7,711 vota)
- Vlora Çitaku (7,256 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës:
- Vjosa Osmani (14,566 vota)
- Doarsa Kica Xhelili (13,186 vota)
- Lumir Avdixhiku (13,144 vota)
- Hykmete Bajrami (11,127 vota)
- Avdullah Hoti (10,080 vota)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:
- Ardian Gjini (4,113 vota)
- Ramush Haradinaj (3,718 vota)
- Besnik Tahiri (3,184 vota)
- Daut Haradinaj (2,815 vota)
- Burim Ramadani (2,379 vota)
Për më shumë detaje, mund të vizitoni linkun në vazhdim: Rezultatet e Zgjedhjeve.



















You must be logged in to post a comment Login