Lamine Yamal sot feston 19-vjetorin e tij. Talenti spanjoll, i lindur më 13 korrik 2007, ka kaluar në pak kohë nga një premtim i madh në një nga emrat më të njohur të futbollit në botë.
Që në moshë shumë të re, Yamal ka thyer shumë rekorde. Ai është ndër lojtarët më të rinj që ka debutuar tanto me Barcelonën, sa edhe me kombëtaren e Spanjës. Shkëlqimi i tij në fushë e ka nxjerrë në pah si një yll të brezit të ri.
Me driblimet e tij mbresëlënëse, shpejtësinë dhe kreativitetin, ai ka fituar zemrat e tifozëve dhe ka treguar potencialin për të lënë një ndikim të konsiderueshëm në historinë e futbollit.
Pas triumfit në Euro 2024 me Spanjën dhe paraqitjeve të spikatura me Barcelonën, Yamal vazhdon të jetë një nga lojtarët më të ndjekur në botë. Në këtë ditë të veçantë, urimet për të kanë qenë të shumta, ndërsa ai synon të vazhdojë rritjen dhe të shkruajë kapituj të rinj në karrierën e tij.
Be the first to comment