Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

1-vjeçari në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania

1-vjeçari në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania

Një fëmijë 1-vjeçar është dërguar sot në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë, ku ndodhet edhe nëna e tij, 34 vjeçe, e cila po vuan një dënim prej dy muajsh burg.

Ajo u arrestua një ditë më parë në Pikën e Kalimit Kufitar të Murrqanit, gjatë kthimit nga Gjermania. Arrestimi është bërë në zbatim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, të dhënë në mungesë në vitin 2023, për veprën penale të “Dhunës në familje” ndaj vjehrrit të saj.

Sipas familjarëve, 34-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve. Njëri prej tyre është 4 vjeç dhe ka probleme shëndetësore, i dyti është 2 vjeç, ndërsa më i vogli, vetëm 1 vjeç, është dërguar sot pranë nënës së tij në institucionin e vuajtjes së dënimit.

<

Familjarët pretendojnë se vjehrri e ka falur 34-vjeçaren dhe se dënimi prej dy muajsh burg duhej të përfitonte nga ligji i amnistisë. Megjithatë, urdhri i ekzekutimit të vendimit gjyqësor është zbatuar nga institucionet përkatëse.

Aktualisht, 34-vjeçarja po vuan dënimin në burgun e Pojskës, me fëmijën e saj 1-vjeçar pranë saj.

Në një zhvillim tjetër, gjatë ditës së sotme, pritet që Avokati i Popullit të vizitojë burgun e Pojskës për t’u takuar me 34-vjeçaren dhe për t’u njohur me rrethanat e rastit, si dhe me kushtet në të cilat po qëndron fëmija i mitur.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement