Marrëdhënia mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në showbiz-in shqiptar. Edhe pas ndarjes, çdo veprim i tyre tërheq vëmendjen e publikut dhe shkakton diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Gjatë natës së parë të Sunny Hill Festival, Sara Hoxha u pa në publik duke ndjekur performancën e Dhurata Dorës. Megjithatë, në natën kur Ledri Vula u ngjit në skenë, ajo nuk ishte e pranishme, pavarësisht se kishte biletë për të tre ditët e festivalit.
Mungesa e saj gjatë performancës së reperit u komentua nga ndjekësit, të cilët e interpretonin atë si një zgjedhje për të shmangur situatat që do të tërhiqnin edhe më shumë vëmendje.
Be the first to comment