Një udhëtim i veçantë dhe një natë plot emocione kanë shoqëruar modelen shqiptare, Arbenita Ismajli, në përvojat e saj të fundit.
Ajo ka zgjedhur Madridin si destinacion për të ndjekur një nga ngjarjet më të mëdha muzikore: koncertin e artistit të njohur ndërkombëtarisht, Kanye West (Ye).
Për Arbenitën, protagoniste e kësaj mbrëmjeje nuk ishte vetëm spektakli muzikor, por edhe ndarja e kësaj eksperiencë të paharrueshme me personin më të dashur për të – vajzën e saj, Ninën.
Përmes disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, modelja ka treguar atmosferën e ngjarjes, duke ndarë momente të bukura nga stadiumi dhe emocionet që ka përjetuar krah vogëlushes së saj.
Ajo gjithashtu ka ndarë pamje nga vendet VIP ku ka ndjekur koncertin, duke e treguar Ninën që shijonte nga afër atmosferën e krijuar nga një prej emrave më të njohur të muzikës botërore.
Kjo paraqitje emocionuese e nënës dhe bijës ka marrë vëmendjen e ndjekësve, duke u komentuar si një moment i veçantë familjar që Arbenita ka ndarë me publikun.
Be the first to comment