Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vazhdon votimi në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së, kanë votuar rreth 70% e delegatëve

Vazhdon votimi në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së, kanë votuar rreth 70% e delegatëve

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka filluar procesi i votimit për shkarkimin ose konfirmimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, raportoi se rreth 70 për qind e 328 delegatëve të pranishëm kanë hedhur votën e tyre.

Kuvendi është thirrur pas iniciativës së më shumë se 140 delegatëve, të cilët kanë mbledhur nënshkrime për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, ku partia u rendit e treta.

<

Nga 355 delegatë të LDK-së, 328 po marrin pjesë në punimet e Kuvendit, ndërsa procesi i votimit vazhdon.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement