Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Shqipëria hap konsullatë në Luginë të Preshevës, Serbia në Shkodër” – Ministri Hoxha del me sqarime

“Shqipëria hap konsullatë në Luginë të Preshevës, Serbia në Shkodër” – Ministri Hoxha del me sqarime

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar pas diskutimeve të ngjallura lidhur me mundësinë e hapjes së konsullatës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe konsullatës serbe në Shkodër.

Hoxha theksoi se interesi kryesor i Shqipërisë mbetet krijimi i një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës. Ai sqaroi se Shqipëria ka kërkuar prej një kohe të gjatë një përfaqësi të përhershme konsullore në këtë rajon, ndërsa Serbia gjithashtu ka shprehur interesin për të hapur një konsullatë në Shkodër.

Ministri theksoi se çdo hap në këtë drejtim do të marrë formë pas arritjes së një dakordësie mes palëve për të gjitha aspektet e procesit. Ai shprehu se synimi i Shqipërisë është të krijojë një prani konsullore në Luginën e Preshevës, për të mbështetur më drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë dhe për të mbrojtur interesat e tyre legjitime.

<

Hoxha kritikoi reagimet kundërshtuese, të cilat u fokusuan te hapja e konsullatës serbe në Shkodër, duke injoruar përfitimet që do të sjellë konsullata shqiptare për shqiptarët e Luginës. Ai theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë bazohet në interesin kombëtar, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerave evropiane, duke shmangur emocionet apo perceptimet e momentit.

“Ky është standardi ynë sot dhe ajo që Shqipëria synon të mbajë si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ne jemi të angazhuar të përfaqësojmë këtë qasje në çdo vendimmarrje të politikës sonë të jashtme,” përfundoi Hoxha.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement